back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeFerit Idrizi prezanton kabinetin e ri qeverisës

Ferit Idrizi prezanton kabinetin e ri qeverisës

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka prezantuar sot kabinetin e ri qeverisës.

“Sot u mbajt mbledhja e parë e qeverisjes komunale, ku u prezantua përbërja e re e kabinetit qeverisës, një ekip profesional dhe i përkushtuar, i cili do të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë për të jetësuar premtimet dhe projektet tona të përbashkëta”, ka thënë Idrizi.

Ai është i lumtur që katër vjetët e ardhshëm do të punojë bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve të komunës sonë.

Sipas tij, mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha.

Përbërja e kabinetit qeverisës:

Shpëtim Zhegrova – Nënkryetar komune

Bujar Shatrolli – Shef i kabinetit të kryetarit

Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës

Naile Bekteshi – Drejtoreshë e Arsimit

Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport

Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit

Remzi Ahmeti – Drejtor për Inspektime

Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale

Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit

Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar

Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike

Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale

Agron Përçuku – Drejtor për Diasporë

Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim

Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Na priftë e mbara!

Të Fundit

Sport

ShowBiz