BallinaLajmeKolona të gjata edhe sot nga Komorani drejt Prishtinës, shoferët presin me...

Kolona të gjata edhe sot nga Komorani drejt Prishtinës, shoferët presin me orë të tëra në trafik

Të ngjajshme

Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja...

MAJI sjell Magjinë në ETC

Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen...

Aksident mes tri veturave në Gllarevë, lëndohen disa persona (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku mes tri veturave ka...

Edhe sot, sikurse mbrëmë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh në rrugën nga Komorani në drejtim të Prishtinës, duke shkaktuar pritje të gjata për shoferët që po tentojnë të arrijnë në kryeqytet.

Sipas qytetarëve që ndodhen në trafik, pritjet zgjasin me orë të tëra, ndërsa shkak kryesor i kësaj gjendjeje është dalja e ujit në rrugë në hyrje të Fushë Kosovës, në një segment rrugor ku janë krijuar edhe ngrica, duke e vështirësuar qarkullimin.

Gjendja e rënduar në trafik ka nxitur reagime të shumta edhe mbrëmë nga qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mungesën e ndërhyrjes së shpejtë dhe menaxhimin e situatës.

Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes./IndeksOnline/  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz