back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeManovra të rrezikshme në rrugë, gjobiten tetë shoferë në Ferizaj

Manovra të rrezikshme në rrugë, gjobiten tetë shoferë në Ferizaj

Të ngjajshme

Enca ‘tund’ rrjetin, shfaqet super provokuese në imazhin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Mateo vë në siklet Mirin: Do e lije bashkëshorten për Selin?

Një debat i fortë ka shpërthyer gjatë ditës së...

Deliu-Kodra fajëson VV-në “për zgjedhjet e jashtëzakonshme”

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar tetë shoferë gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.

Sipas njoftimit zyrtar, shtatë shoferë janë gjobitur për kryerjen e manovrave të rrezikshme në rrugë, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, veprime këto që rrezikojnë seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. Ndërkaq, një shofer tjetër është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit, shkruan IndeksOnline.

Për kundërvajtjet e kryera, shtatë shoferëve u është shqiptuar nga një gjobë prej 150 eurosh dhe nga një pikë negative secilit. Ata janë identifikuar si:
V.H. (31 vjeç), B.R. (30 vjeç), D.B. (21 vjeç), B.B. (22 vjeç), B.I. (20 vjeç), L.S. (31 vjeç) dhe L.A. (32 vjeç), të gjithë me automjete me targa vendore.

Ndërkohë, shoferi A.G. (29 vjeç) është gjobitur me 200 euro pasi automjeti i tij kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 2 dhjetor 2025. Atij i është konfiskuar përkohësisht edhe automjeti.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Njëkohësisht, ajo u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të raportojnë shkeljet përmes numrit 192, numrave zyrtarë të policisë ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz