back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeRrugët e Kosovës të rrezikuara nga ngricat, Durmishi apelon për kujdes maksimal

Rrugët e Kosovës të rrezikuara nga ngricat, Durmishi apelon për kujdes maksimal

Të ngjajshme

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka njoftuar qytetarët për gjendjen e rrugëve pas kontrastit të temperaturave që ka shkaktuar ngrica.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica”, tha Durmishi në një postim në Facebook.

Ai bëri të ditur se gjatë gjithë natës ekipet kanë intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë, ndërsa punimet vazhduan edhe në mëngjes.

“Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës”, shtoi ministri.

Durmishi apeloi te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit.

“Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës”, përfundoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz