BallinaLajmeMuharremaj: Situata në Suharekë më e qetë një ditë pas vërshimeve

Muharremaj: Situata në Suharekë më e qetë një ditë pas vërshimeve

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar se situata në këtë komunë është më e qetë dhe më e menaxhueshme një ditë pas vërshimeve që prekën disa zona të Kosovës.

Muharremaj tha se megjithëse situata është stabilizuar, reshjet e shiut kanë filluar sërish, çka mbetet shqetësuese për autoritetet lokale.

“Një ditë pas vërshimeve, situata në Suharekë është më e qetë, më stabile dhe më e menaxhueshme. Megjithatë, për fat të keq, shiu ka filluar përsëri me intensitet të madh. Ekipet emergjente janë në terren, ndërsa dëmet nuk janë aq të mëdha sa në disa komuna të tjera si Malisheva dhe Drenasi”, ka thënë Muharremaj.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt komisionet komunale do të dalin në terren për të verifikuar dëmet, të cilat sipas tij janë evidentuar kryesisht në amvisëri dhe në sektorin e bujqësisë.

“Do të formohet komisioni përkatës që do të dalë për të bërë verifikimin e dëmeve, pasi kemi dëme të konsiderueshme në amvisëri dhe në sektorin e bujqësisë”, u shpreh ai.

Muharremaj shtoi se aktualisht nuk ka probleme të mëdha në komunë, përveç disa fshatrave ku, për shkak të kushteve, nuk është arritur të bëhet intervenimi i plotë.

“Nuk kemi shumë probleme të mëdha, përveç disa fshatrave ku nuk kemi mundur të bëjmë ndërhyrje dhe pastrime të plota”, theksoi kryetari i Suharekës./teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz