BallinaLajmePërmbytjet në Skenderaj shkaktojnë dëme të mëdha materiale, tri ura jashtë funksioni...

Përmbytjet në Skenderaj shkaktojnë dëme të mëdha materiale, tri ura jashtë funksioni në Llaushë

Të ngjajshme

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Kantonet e Zvicrës Perëndimore bashkohen për të kundërshtuar nismën e emigracionit

Konferenca e Qeverive Perëndimore Zvicerane “kundërshton fuqimisht” iniciativën e...

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme materiale në Komunën e Skenderajt. Sipas autoriteteve komunale, situata ka qenë e rënduar në disa zona, ndërsa infrastruktura është dëmtuar ndjeshëm, shkruan Drenica Press.
Shefi i kabinetit të kryetarit të Skenderajt, Amir Lushtaku, ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se vërshimet e mbrëmshme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por për fat të mirë nuk ka pasur humbje të jetëve të njerëzve.
Ai theksoi se vetëm në fshatin Llaushë janë tri ura jashtë funksionit si pasojë e vërshimeve, duke vështirësuar qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve. Sipas tij, ekipet komunale janë në terren dhe po vlerësojnë situatën, ndërsa po merren masat e nevojshme për tejkalimin e gjendjes dhe rikthimin e normalitetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz