back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKosovarë nuk preferojnë më jetesën në bashkësi, tregojnë të dhënat e ASK-së

Kosovarë nuk preferojnë më jetesën në bashkësi, tregojnë të dhënat e ASK-së

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shumica dërrmuese e qytetarëve në Kosovë vazhdojnë të preferojnë jetesën e veçuar, duke shmangur banimin në ndërtesa kolektive apo në bashkësi të mëdha.

Të dhënat tregojnë se rreth 88,6 për qind e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi të veçuara, të ndara në vete.

Ndërkohë, vetëm 2,8 për qind e individëve jetojnë në shtëpi gjysmë të ndara me dy banesa, ndërsa 2,1 për qind kanë deklaruar se banojnë në ndërtesa me më pak se 10 banesa. Një përqindje relativisht e vogël, 6,4 për qind e individëve, jetojnë në ndërtesa me më shumë se 10 banesa.

Këto statistika tregojnë qartë se jetesa individuale dhe privatësia mbeten zgjedhja kryesore e qytetarëve, ndërsa interesimi për jetesë në bashkësi apo në komplekse të mëdha banimi mbetet i ulët. Sipas ekspertëve, kjo prirje lidhet me traditën, kulturën familjare dhe dëshirën për më shumë hapësirë dhe pavarësi në jetën e përditshme.

Po ashtu sipas rezultateve të kësaj ankete, sa i përket shkallës së pronësisë së shtëpive dhe banesave: 95,0 % e ekonomive familjare kishin në pronësi me akt ligjor shtëpitë/banesat; 1,7 % e ekonomive familjare ishin qiramarrës ose nënqiramarrës që paguajnë qira me normën e tregut; ndërsa për 3,2 % të ekonomive familjare, akomodimi ofrohet falas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz