BallinaLajme“Shërbëtorët e partive të tjera brenda LDK-së” – Nisin debatet e forta...

“Shërbëtorët e partive të tjera brenda LDK-së” – Nisin debatet e forta brenda partisë, Grainca kërkon ndryshim urgjent

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 ka vendosur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe udhëheqjen e saj në qendër të kritikave, teksa pakënaqësitë po shfaqen publikisht edhe nga anëtarë dhe ish-anëtarë të partisë.

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, ka reaguar duke kërkuar ndryshim dhe unifikim urgjent brenda partisë, duke theksuar se zhvillimet e brendshme po pengojnë reformimin e saj.

“LDK-ja ka nevojë urgjente të ndryshojë dhe të unifikohet”, ka deklaruar Grainca, duke akuzuar një grup mashtruesish, sorosistësh dhe humbës të tri palë zgjedhjeve, si dhe shërbëtorët e partive të tjera brenda LDK-së që, sipas tij, po pengojnë ndryshimin.

Ai ka shtuar se LDK-ja nuk mund të dorëzohet para krimit dhe ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm politik brenda partisë.

Ndërkohë, debatet brenda LDK-së vazhdojnë të ashpërsohen. Kandidatja për deputete, Shqipe Pantina, kritikoi udhëheqjen e partisë, duke thënë se fokusi i LDK-së mbi opozitën ndaj Qeverisë Kurti ka lënë pas dore ofrimin e një alternative konkrete për qytetarët. Ajo gjithashtu vuri në dyshim reformën e nisur nga kryetari Lumir Abdixhiku, duke e quajtur “të lënë në gjysmë” dhe duke kritikuar vendimet për pozicionimin e individëve pa përvojë politike, që sipas saj kanë krijuar rezistencë brenda partisë.

Komentet e Pantinës shkaktuan reagime nga brenda radhëve të LDK-së, ku kandidati për deputet, Sokol Havolli, e sulmoi atë duke thënë se kritikat e saj reflektojnë dështime politike personale dhe janë goditje pas shpine ndaj partisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz