back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeVërshimet në Gjakovë, kërkohet evakuimi i mbi 20 familjeve

Vërshimet në Gjakovë, kërkohet evakuimi i mbi 20 familjeve

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se situata e krijuar nga reshjet e fundit dhe vërshimet në disa komuna të vendit paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara dhe nën kontroll nga institucionet kompetente.

Sipas informatave të siguruara nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Drejtoritë për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE), të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, rajonet më të prekura janë Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaji dhe Gjakova, ku janë raportuar vërshime në oborre, bodrume dhe segmente të caktuara rrugore, transmeton lajmi.net.

Në Gjakovë, sipas AME-së, është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shkak të rrezikut nga vërshimet.

Agjencia ka bërë të ditur se në shumicën e komunave të tjera gjendja paraqitet relativisht e qetë dhe stabile, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht nga ekipet e forcave të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, të cilat ndodhen në terren.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos kalojnë në zona të vërshuara, të raportojnë çdo rrezik në numrin unik emergjent 112 dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, siguria e qytetarëve mbetet prioritet kryesor gjatë menaxhimit të kësaj situate.

Njoftimi i plotë: 

RAPORT SITUATE – VËRSHIME (06.01.2026 | 12:00–15:00)
Sipas informatave nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), dhe Drejtorive për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE) të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 , situata me vërshime paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.
Rajonet më të prekura:
▪️ Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.
▪️ Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.
▪️ Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm.
🚒 Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent Agjencisë Menaxhimit Emergjent.
📞 Apel për qytetarët:
➡️ Mos kaloni në zona të vërshuara
➡️ Raportoni çdo rrezik në numrin unik emergjent 112
➡️ Ndiqni vetëm njoftimet zyrtare
🟢 Siguria e qytetarëve mbetet prioritet për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent./lajmi.net/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz