back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeArmë pa leje, bagëti të dëmtuara dhe veturë e paregjistruar, 36-vjeçari nën...

Armë pa leje, bagëti të dëmtuara dhe veturë e paregjistruar, 36-vjeçari nën hetime

Të ngjajshme

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar...

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Italisë

Como është skuadra e fundit e cila është kualifikuar...

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Policia e Kosovës ka iniciuar rast penal ndaj një personi në lidhje me veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pronës”.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 28.12.2025, në stacionin policor në Shtime është raportuar rasti i dëmtimit të pronës, ku pala e dëmtuar ka deklaruar se dy krerë bagëti (dhi) i janë dëmtuar nga qentë e një personi tjetër. Po ashtu, është raportuar se i dyshuari posedon armë gjuetie pa leje.

Pas veprimeve hetimore, më 04.01.2026, policia ka dalë në vëzhgim në fshatin Pjetërshticë, bazuar në informacione se i dyshuari po lëvizte me një veturë tip Pickup dhe ishte parë në zonën malore të fshatit. Rreth orës 10:00, i dyshuari është hasur në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Pas identifikimit, i dyshuari ka pranuar veprat për të cilat dyshohet, përfshirë posedimin e një arme gjuetie pa leje. Arma është konfiskuar nga policia, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Stacioni Policor në Lipjan.

Gjatë verifikimit, policia ka konstatuar se automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari nuk ishte i regjistruar që nga viti 2021. Si rezultat, automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa nga rasti fillestar “Shënim zyrtar” është iniciuar rast penal. I dyshuari B.O., 36 vjeç, është liruar në procedurë të rregullt hetimore./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz