back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMbi 78% të procesuara, numërimi i votave pritet të rifillojë pas pak

Mbi 78% të procesuara, numërimi i votave pritet të rifillojë pas pak

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Pas më shumë se 35 orësh pauzë nëpër Qendra të Numërimit, nga ora 16:00 e 1 janarit është paraparë të rifillojë puna për numërimin dhe verifikimin e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Deri më tani janë procesuar 2,009 nga 2,557 vendvotime apo 78,57%, sipas ueb-faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që mban orën e përditësimit 15:40 të datës 1 janar, ani pse ishte paraparë që puna të vazhdonte nga ora 16:00.

Me vendim të KQZ-së, për shkak të Vitit të Ri, numërimi u ndërpre në orën 12:00 të 31 dhjetorit 2025.

Numërimi do të vazhdojë në 11 komuna: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë, derisa në të tjerat ka përfunduar./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz