back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeAUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia

AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

“Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.

“AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz