back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeKEK i kundërpërgjigjet KEDS-it: Nuk jemi përgjegjës për ndërprerjet e energjisë

KEK i kundërpërgjigjet KEDS-it: Nuk jemi përgjegjës për ndërprerjet e energjisë

Të ngjajshme

Votat në përfaqësitë diplomatike do të numërohen në Kosovë, e konfirmon KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri...

Limaj: Ta çajmë rrethimin për të siguruar të ardhmen tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me anë të...

Arsenali mposht Brighton dhe rikthehet në krye të Premier Ligës

Arsenali mposhti Brighton me rezultat 2-1 në ndeshjen e...

“Qetësi në “Stamford”, Villa barazon rezultatin ndaj Chelseat

Skuadra e Aston Villas ka barazuar rezutlatin në 1:1...
- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj një njoftimi të fundit të KEDS-it për ndërprerje të energjisë elektrike, në të cilin kjo kompani kishte përmendur KEK-un si shkaktar të ndërprerjeve.

Në reagimin e saj, KEK shpreh shqetësim për atë që e cilëson si informacion të pasaktë dhe keqinformues, duke theksuar se deklarime të tilla dëmtojnë reputacionin e institucionit, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Sipas KEK-ut, roli i tyre kufizohet vetëm në prodhimin e energjisë elektrike dhe nuk përfshin asnjë kompetencë në rrjetin e shpërndarjes apo në furnizimin e konsumatorëve të rregulluar. Për këtë arsye, theksohet se KEK nuk mund të jetë në asnjë rrethanë përgjegjës për ndërprerjet në këto segmente.

Tutje, KEK u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo faturë apo njoftim ku përmendet institucioni si shkaktar i ndërprerjeve ta raportojnë pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Njëkohësisht, KEK ka kërkuar nga ZRRE-ja që ta trajtojë këtë çështje me seriozitet të plotë, duke siguruar që përgjegjësitë institucionale të mos shtrembërohen dhe raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz