Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, Bashkia e Durrësit, ku ka humbur jetën një 69-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasja me iniciale Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, ka përplasur me makinë viktimën, teksa ky i fundit lëvizte me biçikletë.
“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital”, sqaroi policia.



