back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeOsmani për mërgatën: Ju mbajtët gjallë emrin dhe flamurin e Kosovës kur...

Osmani për mërgatën: Ju mbajtët gjallë emrin dhe flamurin e Kosovës kur ende nuk valvitej lirshëm në vend

Të ngjajshme

Shtëpia e Bardhë e konfirmon, Trump takon të dielën Zelenskyn

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do...

Milan dhe Juventus në garë për sulmuesin e talentuar që vlen 80 milionë

Rivaliteti mes Milanit dhe Juvnetusit, përveç në fushë është...

Tailanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim pas javësh përleshjesh të përgjakshme

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim...

Mërgimtarët duke pritur në radhë në Cyrih për të votuar, Gërvalla publikon pamje

Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë...
- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në pritjen e organizuar për motrat dhe vëllezërit nga mërgata, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj atdheut.

Ajo përmendi se mërgata është një pjesë e pandashme e atdheut, që përçon dashuri dhe kujdes për Kosovën, edhe mijëra kilometra larg kufijve të saj.

- Advertisement -

Osmani theksoi se mërgata ka ruajtur identitetin kombëtar, gjuhën, flamurin dhe kulturën, dhe ka qëndruar pranë vendit edhe në kohë të vështira.

“Ka vërtetë një pjesë të atdheut që nuk qëndron brenda kufinjëve të hartës, por zemra për atdheun ju rreh edhe nga mijëra kilometra larg. Ka një Kosovë që përveç gjuhës sonë të zemrës, gjuhës shqipe, flet edhe shumë gjuhë të tjera, që punon në shtete të largta, por mendimin dhe zemrën gjithmonë i mban këtu.

Kjo Kosovë, është mërgata jonë, një copë atdheu që jeton larg, dhe afër njëkohësisht, që nuk u shkëput kurr edhe kur u detyrua të largohej. Nderi i një kombi matet me ata që i qëndojnë atdheut pranë dhe atëherë kur fizikisht janë larg. Janë disa njerëz të cilët asnjëherë nuk kërkuan lavdi, mirëpo me veprat e tyre gjithnjë i dhanë lavdinë më të lartë atdheut, e tillë është mërgata jonë.

Ajo që i dha mbështetje kombit, në kohët më të rënda, e ajo që na gjendet pranë edhe sot, teksa vendi jonë përballet me sfida të reja. Ju jeni dëshmi se atdheu nuk është vetëm vend, por është edhe besë, është kujtesë, dhe njëkohësisht përgjithësi. Jeni ata që e mbajtët gjallë emrin e Kosovës në kohët më të rënda, ata që e bartët flamurin tonë kombëtar, nëpër botë, kur ai ende nuk valvitej lirshëm këtu në Kosovë.

Ata që e ruajtët gjuhën edhe krenarinë, në ditët më të vështira për ne. Prandaj sot, kur ju themi të gjithëve mirëseerdhët në atdhe, nuk po ju presim si mysafir por si pjesë e pandashme e vetvetes sonë.”, tha Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz