BallinaLajmeSindikata e Policisë kritikon IPK-në, rekomandimet për suspendim i cilëson të pajustifikuara

Sindikata e Policisë kritikon IPK-në, rekomandimet për suspendim i cilëson të pajustifikuara

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas raportit të Inspektoratit Policor të Kosovës për punën gjatë vitit 2025, duke shprehur shqetësim për, siç thuhet, rekomandime të shpeshta dhe të pajustifikuara për suspendim të zyrtarëve policorë.

Në një përgjigje për Klan Kosova, kryetari i Sindikatës, Avdi Hoti e vlerëson angazhimin e IPK-së për ruajtjen e kredibilitetit të Policisë së Kosovës, por thekson se në shumë raste masat e marra nuk kanë qenë proporcionale me veprën apo ngjarjen, duke dëmtuar institucionin në aspektin e fuqisë punëtore dhe buxhetit.

Sipas Sindikatës, suspendimet e shpejta dhe pa vlerësim të drejtë kanë ndikuar negativisht në moralin e zyrtarëve policorë, duke krijuar presion të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave dhe, në disa raste, duke i shtyrë ata të mendojnë largimin nga policia.

Sindikata thekson se puna e Inspektoratit Policor nuk duhet të matet me numrin e rasteve të hapura apo rekomandimeve për suspendim, por me epilogun e rasteve në gjykata dhe numrin e zyrtarëve të shpallur fajtorë nga organet e drejtësisë.

“Marrja e masave të shpejta dhe të panevojshme nga Inspektorati Policor ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e moralit të zyrtarëve policorë dhe i ka sjellë ata në një situatë presioni të vazhdueshëm gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Kjo ka bërë që disa zyrtarë të konsiderojnë largimin polocia si alternativë ndaj presionit të krijuar”.

Bëhet apel që IPK rekomandimet për suspendime të trajtohen me kujdes dhe, pas përfundimit të hetimeve, të rekomandohet sa më shpejt kthimi në punë i zyrtarëve që rezultojnë të pafajshëm.

Si shembuj, Sindikata përmend rastet e pesë zyrtarëve policorë në Lipjan dhe dy zyrtarëve në Klinë, si dhe raste të tjera në Gjilan dhe në mbarë Kosovën, ku sipas tyre zyrtarë policorë po mbahen padrejtësisht jashtë detyrës.

Në fund, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm me Inspektoratin Policor, me qëllim të rritjes së profesionalizmit dhe forcimit të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz