back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeMbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë

Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë

Të ngjajshme

Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përbashkët

Forcat Speciale Shqiptare kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët...

Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE-së

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur në takim...

Zelensky njofton se çfarë do të diskutojë me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy do të diskutojë çështjet territoriale,...

Përfshihet nga flakët një objekt në Mitrovicë të Jugut

Një objekt është përfshirë nga flakët në Mitrovicë të...

Zhegrova dhe disa bashkëlojtarë të gatshëm për ndeshjen ndaj Pisa

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka marrë një lajm...
- Advertisement -

Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në Kosovë. Sipas informatave të siguruara nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, procesi i votimit dhe përgatitjet për realizimin e tij, si për votimin fizik ashtu edhe për atë përmes postës, po zhvillohen me intensitet të shtuar.

Votimi fizik për qytetarët e Kosovës në Zvicër do të mbahet të shtunën, më 27 dhjetor 2025, në tre qendra votimi, në tri përfaqësitë diplomatike: Bernë, Cyrih dhe Gjenevë. Për këtë formë votimi janë regjistruar gjithsej 4’218 votues, prej të cilëve 2’114 në Cyrih, 1’053 në Bern dhe 1’051 në Gjenevë.

- Advertisement -

Pas përfundimit të votimit, kutitë e votimit do të bllombohen dhe do të ruhen në dhoma të sigurta, ndërsa transportimi i tyre për në Kosovë do të bëhet të hënën, më 29 dhjetor 2025.

Ndërkohë, interesimi më i madh është shënuar për votimin përmes postës. Në Zvicër për këtë formë janë regjistruar gjithsej 14’725 qytetarë.

“Deri dje në postfahun e krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Bern kanë arritur 8’680 zarfe me vota. Nga këto, 8’000 zarfe janë tërhequr dje nga diplomatët e Ambasadës së Kosovës në Bern, në prani të tre komisionerëve nga partitë VV, PDK dhe LDK, dhe janë nisur menjëherë për në Kosovë me transportin zyrtar të KQZ-së.», ka bërë të ditur për albinfo.ch ambasadori kosovar, Mentor Latifi.

Ambasadori Latifi thekson se për shkak të festave të fundvitit dhe orarit festiv të postës zvicerane pas zgjedhjeve, pritet që një pjesë e zarfeve të mbetura të arrijnë me vonesë. Në rastin maksimal, bëhet fjalë për rreth 6’725 zarfe të tjera, të cilat do të tërhiqen më 5 janar 2026.

“Këto janë vetëm votat e mbetura që kanë arritur pas ditës së djeshme, pasi pjesa dërmuese e zarfeve tashmë është dërguar për në Kosovë”, ka sqaruar Latifi.

Kjo mobilizim i madh i diasporës në Zvicër dëshmon edhe një herë lidhjen e fortë të mërgatës me proceset demokratike dhe rëndësinë që ajo i kushton të ardhmes politike të Kosovës./Albinfo.ch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz