back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajme“400 mijë kosovarë jetojnë me vetëm 5 euro në ditë, 150 euro...

“400 mijë kosovarë jetojnë me vetëm 5 euro në ditë, 150 euro në muaj”, Muharremi deklarohet i shokuar nga niveli i varfërisë në Kosovë

Të ngjajshme

Aktorja e famshme zbulon se është sapioseksuale

Aktorja Jameela Jamil ka zbuluar se identifikohet si një...

Kryeziu: Takimet politike u bënë për të mos u marrë vesh

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu situatën aktuale rreth...

Trepça fiton në mënyrë dramatike ndaj Pejës pas vazhdimeve

Kampionia në fuqi dhe fituesja e Kupës së Kosovës...

“Këtu përfundon komunikimi ynë”, Hamza jep detaje nga takimi i fundit me Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka...

Aurora “godet” Elijonen: Fëmijë i keq

Ish-banorja e “BBVK”, Aurora Rrusta ka vendosur të “bëhet...

Analisti Shenoll Muharremi është shprehur i shokuar që ekzistojnë 400 mijë persona në Kosovë që kanë të ardhura vetëm pesë euro në ditë.

Ai deklaroi se nuk po i largohet nga mendja, se si në vitin 2025 hiç më pak se 90.000 familje janë të cenuara, e rreth 400.000 persona, qytetarë të Kosovës janë të cenuar financiarisht, e të njëjtit kanë të ardhura vetëm 5 euro në ditë, apo 150 euro në muaj.

“Dmth pesë euro për person me u ushqy, me u ngrohë dimrit, për edukim, shëndetësi e ilaqe… për transport, dhe për me pagu tatime të larta.. e gjithcka tjetër që nevojitet për me jetu.Ky grup, diku rreth 389,262 kosovarë, i ka të ardhurat sa për me ble 3 bureka në ditë edhe një ujë, kurgjo tjetër!As nuk munden me u ushqy si duhet me 5 euro, e as nuk munden me u shkollu, me u trajtu shëndetësisht apo me ble ilaqe”,deklaroi Sheholli, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi po ashtu se nëse ky është drejtimi i “duhur” ekonomik që e dëshiron Kosova, me u thellu varfëria për 77,849 persona brenda një viti, me u rritë nga 19.4% në 24.55% atëherë kjo nuk është më thjesht varfëri.

“Kjo është zgjedhje politike, jo mungesë e resurseve apo potencialit ekonomik.Mendoni mirë si votoni me 28 dhjetor dhe përdorni faktet e jo budallakinë e inatet. Votoni për të ardhme më të sigurt dhe dinjitetshme ku njerëzit munden me jetu dhe me rritë familje pa u cenuar kaq shumë!”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz