Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje të lartë, situata e ajrit në Prishtinë ka shënuar përmirësim të ndjeshëm.
Kryeqyteti sonte renditet ndër qytetet me cilësi të mirë të ajrit, transmeton lajmi.net.
Të dhënat e fundit të publikuara nga platforma ndërkombëtare IQAir, e cila monitoron cilësinë e ajrit në nivel global, tregojnë se niveli i ndotjes në Prishtinë aktualisht është i ulët.
Sipas këtyre matjeve, qytetarët e kryeqytetit po marrin frymë më lirshëm, pas një periudhe me ajër të rënduar dhe kushte të pafavorshme për shëndetin./lajmi.net/




