back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeTragjedia në ditën e Krishtlindjes në Lihtenshtajn, 4 anëtarët e një familje...

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes në Lihtenshtajn, 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur

Të ngjajshme

Zhvillimet e fundit, VV-ja mban konferencë për media

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë një...

Haxhiu: E kemi vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Kryetarja e Kuvendit Kosovës, Albulena Haxhiu ka mbajtur një...

PDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për situatën...

Katër anëtarë të një familjeve u gjetën të pajetë në prag të Krishtlindjeve në Lihtenshtajn.

Policia zbuloi të mërkurën trupat e dy burrave dhe dy grave, që dyshohet se i përkisnin të njëjtës familje nga Lihtenshtajni, njoftuan autoritetet në këtë principatë alpine.

Policia lokale bëri të ditur se rreth orës 10:30 të mëngjesit trupi i një burri 41-vjeçar nga Lihtenshtajni u gjet në anën zvicerane të bregut të lumit Rin, pranë kryeqytetit Vaduz. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, thanë autoritetet zvicerane.

Sipas ‘Reuters’, hetimet e mëtejshme e çuan policinë në një apartament në Vaduz, ku u zbuluan trupat e një burri 73-vjeçar dhe dy grave, të moshës 68 dhe 45 vjeç.

Sipas gjetjeve paraprake, tre viktimat ishin prindërit dhe motra e burrit 41-vjeçar, thuhet në një deklaratë të policisë së Lihtenshtajnit.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se shkaqet e vdekjes së tyre janë ende duke u përcaktuar.

Departamenti i Hetimeve Penale i Policisë Shtetërore po heton rastin me angazhimin e një numri të madh oficerësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz