back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajme“Nuk më është lejuar me marrë shënime nuk kam pas as letër...

“Nuk më është lejuar me marrë shënime nuk kam pas as letër dhe as laps”- Naim Qelaj flet për vizitën në Speciale

Të ngjajshme

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet...

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...
- Advertisement -

Avokati i Popullit, Naim Qelaj gjatë konferencës së fundvitit ka folur mes tjerash edhe për punën e Gjykatës Speciale.

Ai konsideron se në mungesë të monitorimit ngriten dilemat nëse kjo gjykatë po vepron sipas standardeve të sistemit të drejtësisë në vend.

- Advertisement -

Qelaj gjatë kësaj konference ka treguar edhe për vizitën e tij në Hagë me ç’rast potencoi se nuk i është lejuar as letër e as laps.

“Problemet kanë qenë me dorëzimin e materialeve, mënyra jo korrekte e përkthimeve, përkthimet me shumë redaktime që i bëjnë tekstet e palexueshme ose të pakuptueshme…mund të konsideroj se për mua si Avokat i Popullit ka qenë shqetësues, ajo çka kemi gjetur atje…ajo çka ne kemi vërejtur e para mënyra si jemi trajtuar ne dhe fakti që vizitat janë kryer në rrethana të monitorimit të plotë, jam lejuar vetëm unë t’i takoj jo pjesa tjetër e stafit….e dyta nuk më është lejuar me marrë shënime nuk kam pas as letër dhe as laps. Tjetra që ka qenë shqetësuese është se gjithë procesi është vëzhguar me dy kamera në derën përballë nesh kanë qenë dy kamera që nuk e di a kanë qenë funksionale apo jo…Konsideroj se fakti që gjykata nuk ka monitorim pra nuk ka asnjë lloj mbikëqyrje dhe nuk ka raportim asnjë institucioni të Kosovës, nuk i raporton dhe askush deri sot nuk ka kërkuar raport nga kjo gjykatë lehtësisht ngrit dilema nëse kjo gjykatë po vepron në plotëni apo përputhje të plotë me standardet që veprojnë gjykatat dhe sistemi drejtësisë në Kosovës”, tha ai.

Me këtë rast, ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit ka pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa nga qytetarët, të cilat lidhen kryesisht me punën e administratës dhe gjykatave.

Në konferencën e fundvitit, Naim Qelaj tha se gjatë këtij viti të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz