Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka qendruar në Mitrovicë në kuadër të fushatës zgjedhore, ku ka zhvilluar takime me qytetarë, profesionistët mjekësorë e zejtarë.
Gjatë këtyre takimeve së bashku më Kurtin ka qenë edhe kandidati për deputet nga VV_GUXO, Tafil Peci, i cili ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë është zotuar për ndërtimin e spitalit të ri të Mitrovicës.
Po ashtu Peci ka bërë të ditur se në takim me zejtarët e Mitrovicës, Kurti ka premtuar 50 milionë euro vetëm për zbulimin e pasurive nëntokësore të Kosovës.



