back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDhTIK kërkon veprime urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike

DhTIK kërkon veprime urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike

Të ngjajshme

“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney nuk kursen Bian

Toney, është rikthyer brenda shtëpisë më të madhe në...

Hoxhaj: Mafia energjetike e VV-së po i bën qytetarët të paguajnë dy herë rrymën

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Këngëtarja rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...
- Advertisement -

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me reduktimet e shpeshta dhe të ashpra të energjisë elektrike që po aplikohen pothuajse në të gjithë vendin, duke theksuar pasojat serioze që kjo situatë po shkakton për bizneset.

Sipas DhTIK, gjatë ditëve të fundit një numër i madh i bizneseve anëtare kanë raportuar ndërprerje të pa planifikuara të energjisë elektrike, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kostove operative, humbje në prodhim dhe rrezikim të vazhdueshëm të funksionimit normal të tyre, raporton lajmi.net

- Advertisement -

Kjo gjendje, sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, vjen si vazhdimësi e rëndimit të situatës së bizneseve, pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 16.1 për qind për konsumatorët e rregulluar, si dhe daljes së mbi 1,300 bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

Postimi i plotë:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra të energjisë që po aplikohen thuajse në të gjithë vendit dhe pasojat serioze që kjo gjendje po shkakton për bizneset në vend.

Gjatë ditëve të fundit, DhTIK është njoftuar nga një numër i madh i bizneseve anëtare se po përballen me ndërprerje të shpeshta dhe të pa planifikuara të energjisë elektrike, të cilat po shkaktojnë rritje të menjëhershme të kostove operative, humbje në prodhim dhe rrezikim të vazhdueshëm të funksionimit të tyre.

Kjo situatë është vazhdimësi e rëndimit edhe më tej të gjendjes së bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për 16.1% për konsumatorët e rregulluar, si dhe nga dalja e mbi 1300 bizneseve në tregun e hapur të energjisë, zhvillime këto që tashmë kanë prodhuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe po ndikojnë negativisht në konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Me këtë rast, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u bën thirrje të gjithë akterëve përgjegjës të sektorit energjetik që të ndërmarrin veprime urgjente dhe konkrete për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, rritjen e transparencës në menaxhimin e sistemit energjetik dhe garantimin e kushteve të qëndrueshme për funksionimin e bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz