back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenas“Gjilani mirëpret forcën e PDK-së: Ganimete Musliu mes njerëzve të suksesit”

“Gjilani mirëpret forcën e PDK-së: Ganimete Musliu mes njerëzve të suksesit”

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Kandidatja me numër 12 e PDK-së, Ganimete Musliu, po vazhdon të mirëpritet me zemërhapur kudo që shkon, duke reflektuar respektin dhe besimin që gëzon në mesin e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, shkruan Drenica Press. Sot, ajo realizoi një vizitë të veçantë në qytetin e Gjilanit, ku u prit me nderim të lartë nga nikoqirët e një kompanie tejet të suksesshme, shkruan Drenica Press.
Ganimete Musliu vizitoi kompaninë Flexograf, e cila që nga themelimi i saj në vitin 2021 ka shënuar rritje mbresëlënëse, duke punësuar sot rreth 90 punëtorë. Gjatë vizitës, ajo u shpreh sinqerisht e befasuar nga energjia pozitive, serioziteti dhe përkushtimi profesional që pa nga afër.
Nën udhëheqjen e Samet Mustafës, Flexograf është shndërruar në një shembull frymëzues të suksesit vendor – një dëshmi e qartë se me punë të ndershme, vizion dhe besim në njerëzit tanë, arrihen rezultate të jashtëzakonshme. Kjo kompani përfaqëson besimin në fuqinë punëtore të Kosovës dhe në ëndrrën për një shtet të fortë ekonomikisht, ëndërr që brez pas brezi është ndërtuar me sakrificë.
Biznese të tilla janë shtylla kryesore e zhvillimit dhe forca e vërtetë e ekonomisë sonë, duke dëshmuar se Kosova ka potencial, ka njerëz të zotë dhe ka të ardhme.
#PDK130
#BedriHamza1
#GanimeteMusliu12

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz