Një vrasje në tentativë ka ndodhur pak më parë në Pejë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një person, ndërsa i dyshuari në këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia është duke mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme.
I dyshuari në këtë rast është identifikuar, kurse viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë./Lajm.net/


