Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një barnatore në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se dy persona të maskuar dhe me thika janë futur në barnatore.
Ata kanë arritur të grabisin të hollat dhe më pas janë larguar, teksa nuk ka të lënduar nga ky rast.
Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.


