BallinaLajmeLimaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e...

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë RTK-së ka deklaruar se Nisma mbetet e përkushtuar ndaj ndryshimit politik në Kosovë, duke theksuar se kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore e përpjekjeve për krijimin e një koalicioni parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas Limajt, Nisma ka besuar se bashkimi i forcave politike do të krijonte energji të re elektorale dhe do të sillte ndryshimin e nevojshëm në vend, megjithatë një marrëveshje e tillë nuk është arritur. “Ka pasur gatishmëri për një listë të përbashkët Nisma–PDK, por koalicioni nuk ndodhi,” ka theksuar ai.

Limaj ka shtuar se mungesa e bashkimit ka lënë hapësirë për vazhdimin e problemeve në skenën politike, duke përmendur komunikimin e dobët politik dhe vendosjen e interesit nacional në plan të dytë. Megjithatë, ai ka nënvizuar se Nisma ka zgjedhur të vazhdojë rrugën e saj me një vizion të qartë.

“Nisma është për ndryshim. Kauza jonë është bashkimi nga baza për të krijuar forcë dhe për të sjellë ndryshim real. Objektivi ynë është hyrja në Parlament,” ka deklaruar Limaj, duke shtuar se qytetarët po tregojnë interes dhe entuziazëm për këtë qasje.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për politikanë të përgjegjshëm, që dinë të angazhohen dhe të luftojnë për bashkim, ndërsa numri 122, sipas tij, përfaqëson alternativën e bashkimit dhe ndryshimit.

Limaj ka bërë të ditur se Nisma Socialdemokrate do të angazhohet për zgjerimin e elektoratit dhe për krijimin e një balance të re politike në vend, duke theksuar se rasti për ndryshim mbetet te Nisma.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz