Një rast grabitjeje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Pejë, sipas njoftimit të Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2025 rreth orës 03:25, kur tre persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi banimi, ku ndodheshin tre viktima meshkuj. Sipas raportimit, të dyshuarit, nën kërcënimin e armës së zjarrit, thikave dhe sprejit, kanë arritur të grabisin para të gatshme, ari dhe një telefon mobil iPhone.
Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.


