back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përzgjidhet Anëtare Kandidate në EESC

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përzgjidhet Anëtare Kandidate në EESC

Të ngjajshme

Policia gjobit kompanitë që po bartin dhe në rajonin e Prishtinës

Në rajonin e Prishtinës, sot njësitet e Trafikut Rajonal...

Familja kosovare aksidentohet në Austri, të gjithë anëtarët përfundojnë në spital

Një familje nga Kosova është aksidentuar rëndë mëngjesin e...
- Advertisement -

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) është përzgjedhur Anëtare Kandidate e Zgjerimit (Enlargement Candidate Member – ECM) në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC).

Me këtë status, DhTIK, si përfaqësuese e qindra bizneseve në Kosovë, do të kontribuojë në hartimin e opinioneve të EESC-së që kanë të bëjnë me organizatat e shoqërisë civile dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Përzgjedhja nga EESC përfaqëson një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për rolin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, si dhe krijon një mundësi të drejtpërdrejtë për përfshirje aktive në proceset konsultative dhe politike të Bashkimit Evropian.

DhTIK ka theksuar se mbetet e përkushtuar që, përmes këtij angazhimi, të fuqizojë zërin e sektorit privat të Kosovës dhe të kontribuojë në procesin e integrimit evropian të vendit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz