BallinaLajmeArmëmbajtje pa leje në Istog, policia konfiskon dy pistoleta dhe municion

Armëmbajtje pa leje në Istog, policia konfiskon dy pistoleta dhe municion

Të ngjajshme

Interi proteston me heshtje, pasi thotë se u dëmtua ndaj Atalantës

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, dhe klubi kanë vendosur...

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me një rast të armëmbajtjes pa leje të raportuar në komunën e Istogut.

Sipas njoftimit të policisë në fshatin Uqë, njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri – pistoleta. Njëra prej tyre kishte dy karikatorë dhe 40 fishekë, ndërsa tjetra një karikator dhe 6 fishekë.

Të dyshuarit nuk posedonin leje për bartje të armëve, por vetëm leje për shenjëtari, çka nuk lejon mbajtjen e armëve jashtë poligonit përkatës.

“Fsh. Uqë, Istog 19.12.2025 – 16:10. Njësiti policor ka ndaluar automjetin me targa vendore në të cilin kishin qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, njëra me dy karikatorë dhe 40 copë fishekë, kurse tjetra me një karikator dhe 6 copë fishekë. Të dyshuarit për armët nuk posedonin leje për bartje por vetëm për shenjëtari. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz