BallinaLajmeNuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur mbrëmë se nga zjarri që ka përfshirë disa lokale në Prizren nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 19 dhjetor 2025, pas orës 23:00, është raportuar një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri ka përfshirë disa lokale të qendrës tregtare të njohur si “Te Shtrumfat”, duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk ka të raportuar persona të lënduar”, tha Bytyqi.

Ndërkohë, mediumet lokale në Prizren kanë publikuar pamjet nga zjarri i mbrëmshëm

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz