back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeOsmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim përmes një videoje nga Bahamet, pasi ky shtet e njohu pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar edhe njëherë si moment historik i të arriturave për Kosovën.

Ajo tha se kjo njohje ka ardhur pas një pune të gjatë, si dhe angazhimi të madh të presidencës.

‘‘Përshëndetje për të gjithë qytetarët e Kosovës, jemi live nga Bahamet, shteti që sa po ka njohur Republikën tonë, është vërtetë një moment tjetër historik i të arriturave për Republikën tonë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që pas një pune të gjatë, pas një angazhimi të madh, e intensiv të presidencës, sot këtu në kryeqytetin e Bahamas kemi nënshkruar marrëveshjen për njohje, së bashku me Kryeministrin Davids dhe njëkohësisht kemi nënshkruar edhe marrëveshjen për vendosje në marrëdhënieve diplomatike’’, ka deklaruar Osmani në adresimin e saj.

Më tej, Osmani është shprehur edhe se, gjatë takimit kanë diskutuar edhe se si të thellohen edhe më tej raportet mes dy vendeve, duke shtuar se, ka potencial të madh në afrimin e dy shteteve.

‘’Kemi pasur, po ashtu një takim të jashtëzakonshëm, ku kemi diskutuar se si do të mund të thellojmë raporte tona në fusha të ndryshme të interesit dy palesh. Ka vërtetë potencial të madh në mënyrë që shtete tona të afrohen edhe më shumë, dhe jemi shumë-shumë mirënjohës për angazhimin e Kryeministrit, Ministrit të punëve të Jashtme të Bahamas, të cilët i kemi takuar edhe në New York dhe prej ati takimi jashtëzakonisht produktiv, kemi qenë edhe me kryeministrin, edhe me ministrin si president kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm do të thoja të përditshëm për të organizuar këtë vizitë, ku për vizitë jam nga Kryeministri, dhe rezultoi edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve me njohjen e shtetit tonë, dhe me shumë e shumë të mirat të tjera të cilat do të vinë në raportet tona. E falënderoj edhe njëherë shtetin e Bahamas, gjithë popullin e këtij shtetit me mrekullueshëm dhe shumë shpejt edhe do të mirëpresim kryeministrin Davis në vizitë në Republikën e Kosovës. Lajmet e mira për vendin tonë nuk do të ndalin’’, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz