BallinaLajmeKërkohet paraburgim për shtatë të dyshuar për korrupsion, dëmi ndaj buxhetit dyshohet...

Kërkohet paraburgim për shtatë të dyshuar për korrupsion, dëmi ndaj buxhetit dyshohet të jetë milionësh

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar për përfshirje në veprime korruptive që dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm milionësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga data 20 shkurt 2023 e deri më 18 dhjetor 2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal, raporton lajmi.net

PSRK bën të ditur se i pandehuri M.D. dyshohet se, në emër të F.I., ka paraqitur në mënyrë të kundërligjshme propozim-ankesë për ndryshimin e një vendimi përfundimtar për shpronësim të pronës, ndonëse afati ligjor kishte kaluar për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, sipas Prokurorisë, i pandehuri J.M., si dhe pala kundërpropozuese – Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore – nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, duke mundësuar që rasti të përfundojë me marrëveshje gjyqësore, ashtu si edhe disa raste të tjera.

Si pasojë e këtyre veprimeve, vetëm në rastin e fundit dyshohet se buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm mbi 220 mijë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm ende nuk është përcaktuar saktësisht, por dyshohet se arrin vlera milionëshe.

Vendimi i plotë:

Kërkohet paraburgim për shtatë të arrestuarit, dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit milliona euro
Prishtinë, 19 dhjetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar për korrupsion.
Sipas kërkesës së PSRK-së, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal.
Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë (😎 vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore.
Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milonëshe.
Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz