Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik Halimi, shkruan Drenica Press.
Në një njoftim nga familja thuhet se: “Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot me datë 19.12.2025 ditë e Premte u nda nga jeta babai, gjyshi dhe familjari ynë i dashur, mësimdhënësi i përkushtuar Sadik Halimi.
Largimi i tij na ka prekur thellë, duke lënë pas kujtime të pashlyeshme, vlera njerëzore dhe një trashëgimi të çmuar arsimore e morale. Ai do të kujtohet gjithmonë për urtësinë, përkushtimin ndaj nxënësve dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen.
Ne nuk themi asgjë tjetër vetëm se atë që është i kënaqur Allahu: Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi!
Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.
Familja Halimi


