back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeArrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Të ngjajshme

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert...

Fisnik Asllani bëhet futbollisti më i vlefshëm i Kosovës

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është bërë lojtari më...

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert...

Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen...

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të mijëra bimëve narkotike në disa fshatra të Lezhës, është arrestuar në Mal të Zi dhe është ekstraduar në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Magiljan Dedën, për të cilin Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet se ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasit e identifikuar gjatë operacionit policor të koduar “Vakumi”, mijëra bimë narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshtë, Lezhë, të cilat janë përpunuar më pas me qëllim shitjen.

 Shitja e lëndës narkotike u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë së Lezhës, në kuadër të operacionit “Vakumi”, të cilat sekuestruan në fshatin Balldre, në muajin prill të këtij viti, 3 thasë me rreth 34 kg cannabis.

Arrestimi i tij u krye falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Podgoricës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz