Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ableard Tahiri ka deklaruar se në çdo lagje dhe në çdo komunë të vendit, zotimi është një: Mirëqenie për familjet e jetë më të mirë për qytetarët.
Tahiri tha se kjo bëhet pa përçarje, pa kaos e pa stagnim.
Postimi i plotë:
Nga Dardania, në çdo lagje dhe në çdo komunë të vendit, zotimi ynë është një: mirëqenie për familjet, jetë më e mirë për qytetarët, stabilitet për shtetin dhe e ardhme për të gjithë.
Pa përçarje. Pa kaos. Pa stagnim.
Vetëm punë, zhvillim dhe bashkim, për Kosovën që ecën përpara me Bedri Hamzën Kryeministër.
#PDK130
#AbelardTahiri110./Lajmi.net/