back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeÇitaku për fotografinë e Kurtit në listën me deputetë: Kjo është fytyra...

Çitaku për fotografinë e Kurtit në listën me deputetë: Kjo është fytyra reale e VV-së, nuk ka lëvizje e as barazi por kult

Të ngjajshme

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Kandidatja për deputete e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për fotografinë që VV ka shpërndarë, e në listën me 110 deputetë, është vetëm fotografia e Albin Kurtit, ndërsa kandidatët e tjerë janë vetëm numra.

Çitaku ka thënë se kjo është fytyra reale e VV, që nuk ka lëvizje, as barazi por kult.

“Një strukturë ku ekziston vetëm një njeri, një zë, një vullnet. Të tjerët janë thjesht numra që rreshtohen, njerëz që binden, figura të zëvendësueshme. Aty nuk ka bashkëpunim, ka nënshtrim”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se në VV, nuk ka mendim kritik por bindje të verbër.

“Identiteti fshihet, personaliteti shtypet, dinjiteti sakrifikohet për t’i shërbyer liderit. Dhe një parti që sundohet si kult, nuk mund të qeverisë shtetin ndryshe”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz