BallinaLajmeAM General njofton për marrëveshjen me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës –...

AM General njofton për marrëveshjen me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës – kur dhe çfarë do të mbërrijë

Të ngjajshme

Vazhdon beteja e Spiropalit me Edi Ramën: Më përjashto!

Elisa Spiropali vazhdon betejën verbale me Edi Ramën dhe...

Shtetasi i Serbisë kapet me 800 euro false në Bërnjak

Policia e Kosovës gjatë kontrollit kufitar në vijën e...

Zbulohen tri banesa që përdoreshin për prostitucion, arrestohen shtatë persona

Janë zbuluar në Tiranë tri banesa të cilat përdoreshin...

Ajri i ndotur në Kosovë, IKSHPK ngre alarmin: Rrezik i lartë për shëndetin e qytetarëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur...

Kompania amerikane e prodhimit të armëve AM General ka njoftuar përmes profilit të saj zyrtar në rrjetin social LinkedIn se ka arritur një marrëveshje me Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, AM General ka finalizuar me Kosovën një kontratë kornizë trevjeçare në kuadër të Shitjeve Direkte Komerciale (DCS), e cila përfshin furnizimin me Sisteme Mobile Howitzer (MHS) HUMVEE Hawkeye 105mm, si dhe kamionë të ndryshëm mbështetës nga familja e automjeteve HUMVEE, pjesë rezervë dhe shërbime të trajnimit e mirëmbajtjes.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe zyrtari i lartë i AM General, John Chadbourne, i cili ka theksuar se kompania është krenare për këtë bashkëpunim.

“Jemi krenarë të njoftojmë shitjen e suksesshme të sistemit HUMVEE Hawkeye Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo marrëveshje është dëshmi e angazhimit tonë për të ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat moderne ushtarake”, ka deklaruar Chadbourne, Zëvendëspresident Ekzekutiv për Zhvillimin e Biznesit në AM General.

Ai ka shtuar se sistemi HUMVEE Hawkeye mishëron qëndrueshmëri, shkathtësi dhe teknologji të avancuar, duke garantuar që forcat e armatosura të Kosovës të jenë të pajisura me mjete bashkëkohore për mbrojtje dhe siguri.

AM General ka bërë të ditur se HUMVEE Hawkeye 105mm është i pajisur me teknologjinë “Soft Recoil”, e cila mundëson reduktim të ndjeshëm të goditjes pas qitjes, pa shkaktuar dëmtime në automjet.

Përveç këtyre sistemeve, Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset edhe me ambulanca ushtarake, kamionë për komandë dhe kontroll, si dhe automjete të tjera mbështetëse. Sipas vlerësimeve, dorëzimet do të nisin brenda dy viteve të ardhshme. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz