back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeMaqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Të ngjajshme

Plagoset aksidentalisht një person në Pejë – Policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth...

Si t’i përgjigjeni pyetjes – A keni ndonjë pyetje për mua?

Kur intervista është drejt fundit me shumë gjasa intervistuesi...

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter...

Vetaksident në Komoran, lëndohet një femër

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:15...

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e dy dhe plagosjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë një sulmi terrorist në Siri.

 

Në një reagim, në Facebook, Maqedonci thekson se dhimbja është më e madhe duke pasur parasysh se ushtarët ishin nga shteti i IOWA, një shtet mik i Kosovës, me të cilin Kosova ka bashkëpunim në kuadër të programit për partneritet mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare.

“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Major Gjeneral Stephen E. Osborn, Komandant i Gardës së IOWA, Guvernatoren Kim Reynolds dhe gjithë qytetarëve të IOWA dhe SHBA-së”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar gjithashtu se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri në botë është një mision fisnik, për të cilin Kosova është shumë falënderuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz