back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeArsimi në Skenderaj sot në zi, ndërrojnë jetë dy mësimdhënës për një...

Arsimi në Skenderaj sot në zi, ndërrojnë jetë dy mësimdhënës për një ditë ( FOTO)

Të ngjajshme

Alavez befason Realin, e barazon rezultatin

Skuadra e Alavezit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar

Policia britanike ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar,...

Vetaksident në Komoran, lëndohet një femër

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 18:15 në Komoran. Lajmin...

Komuna e Skenderajt është zhytur sot në zi, pas lajmit për ndarjen nga jeta të dy mësuesve të nderuar që lanë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave: Osman Jakupi, mësues në shkollën e fshatit Qirez, dhe Sherife Abazi-Ajeti, mësuese në shkollat “Shaban Jashari” dhe “Ahmet Delia”.

Osman Jakupi kujtohet si një personalitet i qetë, human dhe i përkushtuar, i cili ia kushtoi jetën arsimit dhe formimit të nxënësve. Me profesionalizëm dhe devotshmëri, ai ndërtoi një trashëgimi të çmuar që do të kujtohet me respekt e mirënjohje nga të gjithë, përcjellë Drenica Press.

Sherife Abazi-Ajeti, një figurë e çmuar e arsimit shqip, me dekada punë të palodhshme, la pas një ndikim të madh te gjenerata të tëra nxënësish. Ajo u shqua për përkushtimin, urtësinë dhe dashurinë për misionin e mësimdhënies.

Ikja e tyre përbën një humbje të madhe për arsimin, komunitetin dhe për të gjithë ata që patën fatin t’i njohin e t’i respektojnë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!
U prehshin në paqe!/DRENICAPRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz