BallinaLajmeSkenderaj – Shkolla “Shaban Jashari” i jep lamtumirën mësueses Sherife Ajeti (...

Skenderaj – Shkolla “Shaban Jashari” i jep lamtumirën mësueses Sherife Ajeti ( FOTO)

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Shkolla fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të mësueses Sherife Ajeti, një figure të respektuar të arsimit dhe edukimit në Drenicë, përcjellë DRENICA PRESS.

Në telegramin e ngushëllimit, drejtoria e shkollës, stafi arsimor dhe nxënësit theksojnë respektin dhe vlerësimin për kontributin shumëvjeçar të mësueses Sherife, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e saj dhe ngushëllimet për familjen Ajeti, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.

Biografia dhe kontributi i mësueses Sherife Ajeti

Sherife (Ismajli) Ajeti u lind më 5 maj 1946 në fshatin Turiçec të Skenderajt, në një familje modeste, por të përkushtuar ndaj dijes. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa më pas vazhdoi në Shkollën Normale të Prishtinës, të cilën për arsye ekonomike u detyrua ta përfundonte në Mitrovicë, gjithmonë me sukses të lartë.

Në shtator të vitit 1965 filloi punën si mësuese në Turiçec, për të vazhduar më pas karrierën e saj në Skenderaj, sot shkolla “Shaban Jashari”. Ishte bashkëshorte e arsimtarit të njohur të edukatës fizike, Hashim Ajeti, dhe nënë e katër fëmijëve. Gjatë viteve të punës, ajo edukoi me përkushtim gjenerata të tëra nxënësish, nga të cilët sot ka doktorë, profesorë e inxhinierë.

Përkundër obligimeve familjare, mësuesja Sherife vijoi edhe studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, duke i përfunduar me sukses në afat. Vitet e fundit të karrierës i kaloi në shkollën “Ahmet Delija”, derisa u pensionua më 5 maj 2011, pas 45 viteve shërbim në arsim.

Lavdi jetës dhe veprës së mësueses Sherife Ajeti!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz