back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeHoti: Qeverisja Kurti më kaotike se kurrë – shkelje kushtetuese, ministra jokompetentë...

Hoti: Qeverisja Kurti më kaotike se kurrë – shkelje kushtetuese, ministra jokompetentë dhe degradim në çdo sektor

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti qeverisjen e Albin Kurtit e ka cilësuar kaotike, me shumë shkelje ligjore e kushtetuese dhe korruptive.

Sipas tij, prej vitit 2008, kur vendi ka kushtetutën e tij, nuk ka pasur kurrë më shumë shkelje kushtetuese dhe ligjore.

“Shkeljet kushtetuese kanë qenë në të gjitha fushat, edhe në ekonomi dhe në të gjitha fushat tjera, edhe në drejtësi. Pra, janë miratuar ligje në Kuvend, e që më pas janë shpallur kundërkushtetuese. Mandej ka pasur veprime joligjore dhe jokushtetuese të ministrave, dhe askush nuk e merr përgjegjësinë. Këta, siç duket, as nuk kanë ditur e as nuk kanë dashur që të veprojnë ligjërisht”, ka thënë Hoti në T7.

Në anën tjetër, sipas Hotit, premtimet e Kurtit ishin reforma në të gjitha fushat, duke nisur nga sistemi i drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë, dhe po ashtu duke rritur investimet, ndërsa në realitet nuk ndodhi asnjë; në fakt pati vetëm degradim.

“Resoret kryesore janë mbuluar nga ministra tërësisht jokompetentë. E sheh përvojën e tyre, ngritjen e tyre akademike për fushën përkatëse. Nëse e ke një ministër të financave, pret që ai të ketë përvojën adekuate, të jetë kompetent për fushën e tij. Nëse e sheh një ministre të drejtësisë e cila ka një diplomë adekuate, pret që ajo të ketë njohje në këtë fushë. Pra, janë mbuluar tre-katër resore kryesore me njerëz totalisht jokompetentë”, ka shtuar Hoti.

Ish-kryeministri Hoti ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur shkelje ligjore e kushtetuese, por ministrat, edhe ata që kanë bërë shkelje, janë tërhequr, kanë rishikuar ligjet dhe i kanë përmirësuar ato, dhe nuk i kanë kundërshtuar. Derisa këta, lëre që i kanë kundërshtuar, por edhe i kanë mbrojtur veprimet joligjore, duke filluar nga Albin Kurti e tutje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz