Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest Muçin dhe formën e tij të jashtëzakonshme.
Mesfushori me tipare sulmuese është duke shkëlqyer te skuadra turke dhe huazimi i tij i ka bërë mirë edhe në formën personale, shkruan Indeksonline
Por, në fund të sezonit, Muçi do të rikthehet në Besiktas – aty ku ka kontratë.
Megjithatë, presidenti Dogan thotë se mund ta blejnë kartonin e plotë në fund të sezonit.
“Muçi është një lojtar që ekipi ynë e identifikoi, por nuk e merrnim dot për shkak të kostos së tij. Andaj vendosëm ta huazonim. Nëse stafi teknik thotë ta marrim tani, do ta bëjmë në fund të sezonit, vërtetë do ta bëjmë. Nuk do të bëjmë biznes. Shifrat janë tashmë të qarta. Trabzoni tashmë ka dërguar një ofertë. Nëse stafi e do, do ta marrim”, u shpreh presidenti
24-vjeçari shqiptar në 12 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/