back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeIsh-kryetari Peci: Para zyrës së kryetarit të Zveçanit i kanë rikthyer simbolet...

Ish-kryetari Peci: Para zyrës së kryetarit të Zveçanit i kanë rikthyer simbolet me katër S

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur pas betimit të kryetarëve të rinj nga Lista Serbe në komunat veriore, përfshirë edhe kryetarin e ri të komunës të cilën ai e drejtoi deri para pak kohe.

Peci ka thënë se, ndonëse betimi është kryer të premten, procesi i pranim-dorëzimit ende nuk ka ndodhur, ndërsa situata në komunë po shoqërohet me presion ndaj administratës lokale.

“Të premten është bërë betimi, pranim-dorëzim akoma s’ka. Nuk janë duke u sjellë mirë disa drejtorë të tij, sidomos shefi i kabinetit, sepse po i bëjnë presion të fortë administratës”, deklaroi Peci për FrontOnline.

Ai ka theksuar se para zyrës së kryetarit janë vendosur sërish simbolet me katër S, të cilat përfaqësojnë simbole nacionaliste serbe.

“Para zyrës së kryetarit i kanë vendosur prapë simbolet me katër S. Unë i kam shkruar edhe pushtetit lokal, ministrisë, por s’ka ndonjë reagim nga ta”, u shpreh ai.

Peci tha se ka komunikuar me ish-nënkryetarin e tij që ishte i komunitetit serb që të bisedojë me kryetarin e ri, por deri tash thotë të mos ketë marrë ndonjë përgjigje.

Ish-kryetari i Zveçanit konfirmoi se në hyrje të objektit të Kuvendit Komunal gjendet flamuri i Kosovës, por nuk ka informacione të plota për simbolikën brenda zyrës së kryetarit.

Ai potencoi se ka presion serioz mbi stafin komunal dhe kërkoi reagim urgjent nga institucionet qendrore.

“Kjo do të thotë se nëse kështu është situata, për një kohë të shkurtër do të kthehet në pikën zero”, deklaroi ai.

Ilir Peci shtoi se çështja e pagesës së energjisë elektrike në pjesën veriore ka nisur të stabilizohet, por nuk ka përfunduar ende në tërësi kyçja nëpër orëmatës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz