BallinaLajmePasi terro*istët serbë sulmuan kanalin e Ibër-Lepencit, ishte Durmishi që nisi punën...

Pasi terro*istët serbë sulmuan kanalin e Ibër-Lepencit, ishte Durmishi që nisi punën për sanimin e dëmeve

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Pas sulmit terrorist të grupeve serbe mbi kanalin jetik të Ibër-Lepencit, institucionet e Kosovës u gjendën përballë një sfide të menjëhershme për të rikthyer funksionalitetin e këtij sistemi të rëndësishëm ujësjellës. I pari që mori masa konkrete ishte ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili nisi menjëherë përgatitjet për sanimin e dëmeve të shkaktuara.

Durmishi kishte bërë të ditur asokohe se ekipet teknike po punonin pa ndërprerje për të vendosur devijimin e kanalit, si hap i domosdoshëm për t’u krijuar kushtet e rikonstruksionit të plotë.

“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi. Me këtë intensitet të punimeve, gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi, në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, kishte shkruar më 4 dhjetor ministri aktual në detyrë, Hysen Durmishi.

Ndërhyrja e shpejtë dhe koordinimi institucional bënë të mundur stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve për riparimin afatgjatë të kanalit, i cili mbetet një ndër arteriet kryesore të furnizimit me ujë në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz