Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 6 dhjetor 2025, përfundon afati për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në votimet e ardhshme.
Sipas të dhënave të publikuara dje nga KQZ, deri tani kanë aplikuar për regjistrim 63,997 votues nga diaspora. Institucioni u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk janë regjistruar që të shfrytëzojnë ditën e fundit për të siguruar të drejtën e tyre të votës.
Regjistrimi mund të bëhet:
- Online në platformën: diaspora.kqz-ks.org/sq
- Përmes postës, duke dërguar dokumentet në kutinë postare të KQZ-së
Për informata shtesë, qytetarët mund të konsultojnë udhëzimet përmes faqes:
kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/
KQZ ka vënë në dispozicion edhe numrin e kontaktit për WhatsApp dhe Viber: +383 46 61 00 61.
Institucioni apelon diasporën të mos e humbasë mundësinë që zëri i tyre të dëgjohet në procesin zgjedhor./lajmi.net/