back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmePutin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë...

Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht

Të ngjajshme

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin...

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai...

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të enjte. Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Narendra Modi.

Në një intervistë për mediat indiane, ai u shpreh se gjatë nëntë muajve të parë të vitit është vërejtur një rënie e lehtë në volumin e përgjithshëm të tregtisë mes dy vendeve.

Megjithatë, Putin e cilësoi këtë si një “korrigjim të vogël”, duke theksuar se niveli i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare mbetet pothuajse i pandryshuar.

Sipas tij, tregtia në sektorin e produkteve të naftës, përfshirë naftën e papërpunuar dhe karburantet, po ecën normalisht në Indi.

“Partnerët indianë janë të besueshëm dhe shumë seriozë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të blejnë karburantin tonë, pse të mos ketë Indija të njëjtin privilegj?”, tha Putin.

I pyetur për reagimin e mundshëm të Donald Trump nëse Rusia dhe India thellojnë bashkëpunimin tregtar, Putin tha se as ai dhe as kryeministri indian Narendra Modi, pavarësisht presioneve të jashtme, nuk po ndërtojnë bashkëpunime që synojnë të dëmtojnë këdo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz