back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeKosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Të ngjajshme

Anëtarët e rinj të KQZ-së – Presidentja dërgon shkresat, “topi” te partitë politike

Një tjetër institucion me rëndësi, pritet që së shpejti...

Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mbledhje urgjente

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një...

Filma të shkurtër nga aktiviteti i trurit të minjve tregojnë si e shohin ata botën

Shkencëtarët kanë arritur të rindërtojnë video të shkurtra bazuar...

Pse “One Battle After Another” meriton Oscar për filmin më të mirë

Filmi One Battle After Another i regjisorit Paul Thomas...

Shqipëria nxjerr në shitje fanellat speciale për Kupën e Botës

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në shitje fanella...

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Sekretariatin e CEFTA-s, sot organizon “Javën e CEFTA-s’ 2025 -Tregtim i Përbashkët, Drejt Evropës”.

Në ‘Javën e CEFTA-s’ do të paraqiten disa nga rezultatet e periudhës së kaluar dhe planet e Kryesuesit të ri të radhës, përveç ofrimit të një perspektive më të gjerë të BE-së.

Në ceremoninë e hapjes do të flasin; Rozeta Hajdari, ,inistre në detyrë, e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Valentina Sujerti, drejtoreshë nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (online), Amer Kapetanoviç, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Matij Zakonjsek, drejtor nga Komuniteti i Transportit dhe Pranvera Kastrati Drejtoreshë në Sekretariatin e CEFTA-s.

Po ashtu do të ketë diskutim të nivelit të lartë i dedikuar eksplorimit të rolit të CEFTA-s dhe marrëveshjeve rajonale tregtare në një epokë të pasigurisë së shtuar dhe të modeleve dhe aleancave tregtare që po ndryshojnë.

Sesioni hapës do të vendosë drejtimin për “Javën CEFTA 2025”, duke trajtuar se si marrëveshjet rajonale tregtare si CEFTA kontribuojnë në qëndrueshmërinë ekonomike, konkurrueshmërinë dhe konvergjencën me BE-në në një kohë të paqëndrueshmërisë globale.

Pjesëmarrësit do të eksplorojnë rolin strategjik të CEFTA-s brenda Tregut të Përbashkët Rajonal 2.0 dhe përshtatjen e tij me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Diskutimi do të nxjerrë në pah arritjet kryesore në integrimin rajonal tregtar të CEFTA-s, sfidat e reja nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare të nxitura nga klima, si dhe kontributin e CEFTA-s në ndërtimin e një mjedisi tregtar të parashikueshëm dhe të bazuar në rregulla, të ngritur mbi standardet e BE-së.

Panelistë do të jenë: Pranvera Kastrati, drejtoreshë e CEFTA-s, Rozeta Hajdari, ministre në deryrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kryesuese e CEFTA-s në detyrë, Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Kryesuese e ardhshme e CEFTA 2026, Stasa Kosarac, Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike (TBC), Zoran Dimitrovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Nik Gjeloshaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Jagoda Lazarevic, ministre e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme (TBC).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz