back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeKurti e la Vlorën e Prekazin për të udhëtuar në Maltë –...

Kurti e la Vlorën e Prekazin për të udhëtuar në Maltë – mori pjesë në një tubim të socialistëve, u tha atyre se e ka luftuar korrupsionin

Të ngjajshme

Klodi e konfirmon, ja çfarë tha për të dashurën

Në post “Big Brother”, Klodian Mihaj, e pranon se...

Dua Lipa mahnit në “Brit Awards”, performanca fantastike në skenë

Edhe pse “Brit Awards” ka mbaruar këtë fundjavë, nuk...

Tottenhami e rrezikon rënien nga liga, në kontratat e lojtarëve përmendet ulja e rrogave

Klubi anglez Tottenham ndodhet në një situatë shumë të...

Një burrë vdes në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në...

Iliriana drejtuar “BBVA”-së për Rogertin: “Mos e mbani për klikime”

Këngëtarja Iliriana Sadriu ka reaguar sa i përket sjelljes...

Të gjithë dje po pyesnin “Ku është Albin Kurti?”.

Në datën historike të 28 Nëntorit që është dita më e rëndësishme për popullin shqiptar, Kurti nuk dukej askund, transmeton lajmi.net.

Ai nuk u pa as për homazhe në Prekazin legjendar, por as duke festuar në Vlorë, në qytetin ku është shpallur Pavarësia e Shqipërisë.

Lëvizja Vetëvendosje e ka zbuluar sot se ku ishte Kurti. Ai është në Maltë, ku mori pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste.

Ai para socialistëve u lavdua me punën e tij si kryeministër i Kosovës, duke ju thënë se e ka luftuar korrupsionin dhe se Kosova ka shënuar rritje ekonomik.

“Kryeministri i Kosovës shpjegoi se si në mandatin e tij lufta kundër korrupsionit ka kontribuar në rritjen ekonomike gjersa politikat sociale të rishpërndarjes e kanë bërë zhvillimin progres gjithpërfshirës.”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e VV-së.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste, që u mbajt në Maltë.
Punimet e Këshillit nisën me takimin e Presidiumit, ku së bashku me udhëheqës të tjerë progresistë, kryeministra dhe kryetarë të partive socialdemokrate, socialiste e laburiste, u diskutua mbi sfidat globale të paqes e të demokracisë, të drejtësisë sociale e të ndryshimeve klimatike.
Përveçse në Presidium, Kryeministri Kurti mbajti edhe një fjalim në vijim të punimeve të Këshillit para delegacioneve pjesëmarrëse, ku ai theksoi rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit. Kryeministri i Kosovës shpjegoi se si në mandatin e tij lufta kundër korrupsionit ka kontribuar në rritjen ekonomike gjersa politikat sociale të rishpërndarjes e kanë bërë zhvillimin progres gjithpërfshirës.
Në punimet e këtij Këshilli morën pjesë edhe krerë të lartë të Qeverive nga vende të ndryshme, përfshirë Kryeministrin e Maltës Robert Abela si nikoqir si dhe Kryeministrin e Spanjës dhe Kryetarin e IS, Pedro Sánchez, të cilët së bashku me liderë të tjerë progresistë diskutuan mbi dinamikat aktuale globale e sidomos ato në Mesdhe, si dhe rolin e detyrat e Internacionales Socialiste në këtë kontekst.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Kurti në këtë forum ndërkombëtar thekson angazhimin e Republikës së Kosovës në organizatat progresiste globale dhe rikonfirmon funksionin e saj aktiv në promovimin e paqes, dialogut e të lirisë, të demokracisë, solidaritetit dhe të drejtësisë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz