KQZ: Deri më 30 nëntor është afati për regjistrimin e koalicioneve
dp

Lexo edheKurti e la Vlorën e Prekazin për të udhëtuar në Maltë – mori pjesë në një tubim të socialistëve, u tha atyre se e ka luftuar korrupsionin

Nga KQZ-ja pohuan se kjo periudhë, e cila ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 30 nëntor 2025.
“Deri më tani (e shtunë, 29 nëntor 2025, ora 13:00), KQZ, respektivisht Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim: “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”.
“Koalicioni VAKAT, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BS-K) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)”, thuhet në njoftim.

Lexo edheKurti e la Vlorën e Prekazin për të udhëtuar në Maltë – mori pjesë në një tubim të socialistëve, u tha atyre se e ka luftuar korrupsionin
KQZ thekson se koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ-së.
Në fund theksohet se gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marr pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje.